
Një aksident masiv ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë. Në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 6 persona, të cilët janë dërguar në spital me urgjencës. Njoftohet se 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve të rënda.
Deri tani bëhen me dije shkaqet e aksidenti, por dyshohet se lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, ka bërë që mjetet të përplasen me njëra-tjetrën.