Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës, 17-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin rrethues të një banese

Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës,…

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Kosmaç-Vau i Dejës, ku një 17-vjeçar që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga përplasja e fortë janë lënduar i mituri dhe vëllai i tij, që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit. Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja shëndetësore e dy vëllezërve.

Në foton e siguruar nga JOQ Albania, shihet makina e përplasur pas murit.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mitur i mjetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit