Aksident i katërfishtë në Durrës, tetë të plagosur

Aksident i katërfishtë në Durrës, tetë të…

Një aksident i katërfishtë me pasojë disa të plagosur ndodhi këtë pasdite në Plepa të Durrësit.

Në spital janë dërguar 8 persona, mes të cilëve një grua është në gjendje të rëndë. Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit