Aksident i pazakontë në aksin Fushë Krujë-Thumanë, përplasen 3 makina, një i plagosur

Aksident i pazakontë në aksin Fushë Krujë-Thumanë,…

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë. Në njoftimin e saj, policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin me iniciale R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale P. Gj.. Në këtë përplasje është përfshirë edhe një tjetër drejtues mjeti, shtetasi me iniciale Sh. S.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta shtetasja K. Gj., e cila ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi me iniciale P. Gj. Kjo e fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetësja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit