
Një aksident i pesëfishtë është regjistruar këtë të premte në Thumanë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina dhe një kamion i tonazhit të rëndë.
Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe mos-respektimi i distancës mes mjeteve.
Aksi në Thuman është tepër problematik për sa i përket aksidenteve. Kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në këtë aks rrugor.
Gjithashtu shpejtësia e lartë është një tjetër faktor problematik. Automjetet ecin mbi normën e caktuar. Në këtë segment kontrollet e policisë mungojnë gjithashtu edhe pikat e ngritura të postobllokut.
Nga aksidenti i sotëm ende nuk dihet nëse ka të lënduar.