Aksident i rëndë/ Humbin jetë 4 persona në Kosovë

Aksident i rëndë/ Humbin jetë 4 persona…

Katër persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kosovë . Bilanci tragjik erdhi si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën Ferizaj-Shtime. Raportohet se në këtë segment rrugor janë përplasur 3 automjete. Ekipet mjekësore, kanë gjetur të vdekur 4 persona në vendin e ngjarjes, teksa ende nuk raportohet për të mbijetuar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë ai

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit