Aksident i rëndë i dy të rinjve me motorr në Berat, djalë e vajzë në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë i dy të rinjve…

Një aksident i rëndë është regjistruar pal minuta më parë në rrugën me kalldrëm që të çon drejt Kalasë së Beratit. Dy të rinj Suela dhe Erald Xhafa kanë qënë duke zbritur me motorr nga Kalaja në drejtim të qytetit, por kanë humbur kontrollin e motorrit dhe janë përplasur me një Benz, që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Përplasja ka qënë shumë e fortë dhe dy të rinjtë janë përplasur në tokë. Të plagosurit Suela dhe Erald Xhafa janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Berat në gjendje të rëndë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe ata pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, po i përgatisin për t’i transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës nê Tiranë.

Ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë janë mes tyre dy të rinjtë që mbajnë tê njëjtin mbiemër, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit