Aksident i rëndë me 8 viktima në Këlcyrë, makina del nga rruga dhe përfundon në lum

Aksident i rëndë me 8 viktima në…

Një aksident i rëndë ka ndodhur reth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar. Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas, nga të cilët 7 shtetas janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar”, njofton policia.

Nga automjeti janë nxjerrë 6 trupa të pajetë u nxorën, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit