Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në Lushnjë, kamioni përplas këmbësorin

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë.

Policia njofton se një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit