Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Tegut, ku dy automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Problematika më shqetësuese është se automjetet kanë mbetur në rrugë, në pjesën e daljes drejt autostradës, duke bllokuar edhe korsinë e shpejtësisë dhe duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve.
Ajo që bie në sy është mungesa e policisë në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të shmangur kaosin e mëtejshëm.