
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.
Një mjet ka përfunduar në parcelat anës rrugës. Nuk dihen ende rrethanat.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.
Sipas të dhënave, mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës pas nxjerrjes nga mjeti.