Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Milot, plagoset rëndë një 66-vjeçar

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Milot, plagoset…

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles, ku një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka mbetur i plagosur rëndë.

I lënduari është identifikuar si Preng Ndreka, 66 vjeç, banues në Shënkoll. Fillimisht ai është transportuar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit