Aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë - Bilisht, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë…

Aksidenti me 1 të vdekur e 5 të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta, 10 km larg nga qyteti i Korçës.

Aksident që ka ardhur pas përplasjes së dy mjeteve kokë më kokë, të cilët po lëvizin në kahe të kundërta.

Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me koke te te dy mjeteve, duke lënë të plagosur 6 persona, njeri prej të cilëve ka gjetur vdekjen në ambulancë, rrugës për në spital.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me kaq shumë të plagosur e një viktimë.

Duhet thënë se segmenti rrugor nga Dishnica deri në Plasë mbetet burim aksidentesh madje dhe me viktima, e gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikes rrugore dhe ndriçimit në kryqëzimet e këtij segmenti që e për policinë janë “njolla të zeza”

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit ndërkohë që dyshohet se në këtë aksident të lënduar ka dhe fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit