Aksident i rëndë, në autostradën Tiranë-Durrës

Aksident i rëndë, në autostradën Tiranë-Durrës

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Shën Vlashit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes ku është përfshirë një mjet tip “Golf 4”, që dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Mësohet se personi që u aksidentua quhet L..D., banues në Tiranë.

Ndërkohë ai është nisur menjëherë me ambulance drejt spitalit të Tiranës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit