Aksident i rëndë në Berat/ Kamionçina përplas 40-vjeçarin, i plagosuri niset drejt Traumës

Aksident i rëndë në Berat/ Kamionçina përplas…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit pasditen e kësaj të shtune. Një mjet tip kamionçine, ka aksidentuar një 40-vjeçar, duke e tërhequr zvarrë për disa metra. I plagosuri raportohet se është shtetasi Arben Kanaçi, 40 vjeç. Ai ka mbetur i shtrirë në rrugë pasi drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Beratit në gjendje të rëndë, por për shkak të plagëve të rënda në trup dhe në kokë, ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës.

Drejtuesi i mjeti tip kamionçinë u kap nga patrullat zonën e Moravës. Policia ka vënë në pranga Artan Eskiu, i cili akuzohet për kryerjen e aksidentit nga pakujdesia dhe largimi nga vendi i ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit