Aksident i rëndë në Bilaj të Krujës, dy të rinj përfundojnë në Spitalin e Traumës

Aksident i rëndë në Bilaj të Krujës,…

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Krujës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe. Të dy të rinjtë janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi dinamikën e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit