Aksident në Durrës, plagosen rëndë tre persona

Aksident në Durrës, plagosen rëndë tre persona

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Më konkretisht aksidenti është regjistruar rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16,, teksa si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur jo pak, por 3 persona. Për fat të mirë, të aksidentuarit janë në gjendje të mirë, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve. ‘Blutë’ e Durrësit kanë nisur hetimet, ndërsa pritet zbardhja e plotë e aksidentit.

Policia:

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit