Aksident i rëndë në Fier, humb jetën këmbësori

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit  Zhupan. Sipas dëshmitarëve këmbësori ka qenë duke ecur në anën e rrugës në momentin kur është përplasur nga automjeti.

Ndërkohë është mësuar që mjeti tip “Fiat” i cili drejtohej nga shtetasi K.F. 25 vjeç ka aksidentuar për vdekje të moshuarin 64 vjeçar.

Sipas uniformave blu mësohet se si pasojë e përplasjes, ka jumbur jetën 64 vjeçari me inicialet P.M.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit në ambjentet e komisariatit të Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit