Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Vdes 1 person, plagosen rëndë 3 të tjerë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Vdes 1…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Bëhet me dije se 3 persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Mjeti i cili ishte duke udhëtuar drejt veriut të vendit, humbi kontrollin  rreth orës 03:00, e për pasojë u përplas me barrierat anësore. Mësohet se shofer ka qenë Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasoja automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Ndërkohë Luan Dukaj, 50 vjeç, është personi i cili humbi jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit