Aksident i rëndë në Gramsh! Kush është i riu që humbi jetën gjatë rrëzimit në greminë të mikrobusit

Aksident i rëndë në Gramsh! Kush është…

Është identifikuar pasagjeri që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur këtë mesditë në rrugën Gramsh-Kërpaç, pranë fshatit Bregas, ku një mikrobus me pasagjerë doli nga rruga për të përfunduar në greminë.

Viktima është 30 vjeçari Ledian Lami, nga fshati Terrovë i Skraparit.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur edhe 9 pasagjerë.  

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz  me drejtues shtetasin A.Xh.,  banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë,  jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë  nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe  grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit