Aksident i rëndë në Itali, copëtohet Ferrari

Aksident i rëndë në Itali, copëtohet Ferrari

Një aksident ka përgjakur rrugët e Italisë veriore ditën e sotme, një makinë është copëtuar dhe ka marrë flakë në rrugën midis Ivrea dhe Santhià.

Makina e aksidentuar është një Ferrari GT C4 e bardhë dhe i përkiste shtetasit Hysni Qestaj. Sipas mediave italiane, makina ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht hyrëse dhe është përplasur me parmakun në të majtë e më pas ka shpërthyer në flakë.

Siç raportojnë mediat lokale, zjarrfikësve iu desh të hapnin rrënojat për të nxjerrë të vdekurit.

Të shtunën në mbrëmje Hysni Qestaj, i cili ishte dj, luajti në një club në kantonin e Valais, më pas u nis për në Itali me Ferrari, tregon vëllai i tij.

Mediat italiane shkruajnë se në makinë ka qenë edhe një grua, por nuk informojnë me të tjera detaje.

Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi të vdekurit janë djegur keq. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurit përmes analizës së ADN-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit