
Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në orët e fundit në Itali, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë në Ponte Verde në Nizza Monferrato.
Mësohet se një 23-vjeçar nga Asti dhe një 30-vjeçar maqedonas me banim në zonën e Astit’ kanë qenë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët dyshohet se po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.
23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut ndodheshin në mjetin tjetër.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00. I gjithë asfalti i rrugës provinciale ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash, çka tregonte forcën e përplasjes.