Aksident i rëndë në Kosovë, vdes një person dhe plagosen dy të tjerë

Aksident i rëndë në Kosovë, vdes një…

Një aksident tejet tragjik është regjistruar në aksin rrugor Klinë- Istog, në Kosovë, teksa për pasojë është shënuar edhe nëj viktimë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orë 20:50. Veç viktimës, aksidenti ka regjistruar edhe dy të lënduar. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Deri me tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, ka thënë Gashi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit