Aksident i rëndë në Maliq, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit, dërgohet në spital

Aksident i rëndë në Maliq, drejtuesi humbet…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Maliq.

27 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë.

Shtetasi A.M., ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit