Maliq/ Makina "copëton" karrocën që tërhiqej nga kafsha, 80-vjeçari lëndohet rëndë

Maliq/ Makina “copëton” karrocën që tërhiqej nga…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Maliq.

Një mjet i drejtuar nga shtetasi A.K., është përplasur me karrocën që tërhiqej nga kafshë pune, me të cilën po lëvizte 80-vjeçari.

I moshuari është dërguar menjëherë në spital, ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet se pse 27-vjeçari shkaktoi këtë aksident.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit