Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, humb jetën 24-vjeçari, plagosen 20 persona

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Manastir-Demir Hisar.

Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një makine dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë.

Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes humbi jetën shoferi i makinës, 24 vjeç.Shërbimet e zjarrfikëses nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.

Mediet vendase bëjnë me dije se asnjë nga 20 personat e lënduar nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit