Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit,…

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Kombit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në të dyja mjetet janë të konsiderueshme.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar, por rrethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit