Aksident i rëndë në Tiranë, makina fluturon në ajër motoristin

Aksident i rëndë në Tiranë, makina fluturon…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme, ku një automjet ka përplasur një motor në lëvizje në rrugën ‘Bardhyl’.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili nuk është identifikuar. I riu rreth moshës 25-vjeç është transportuar me urgjencë në spital, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njotimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit