Aksident i rëndë në Tiranë, makinat bëjnë ‘sanduiç’ motorin, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në Tiranë, makinat bëjnë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit