Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, një person dyshohet se ka humbur jetën

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës,…

Në aksin Vau i Dejës-Bushat është regjistruar një aksident, teksa dyshohet se ka humbur jetën një person.

Viktimë ka mbetur Shefik Zagani.

Ne aksident u perfshi nje 27 vjecar, mjeti i te cilit u perplas me mjetin e nje 62 vjecari, me kete te fundit qe nuk i mbijetoi dot plageve te marra.

Njoftimi

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit