Aksident i rëndë në Vlorë, 3 persona të plagosur

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 persona…

Një aksident i rëndë është shënuar pasditën e sotme në Qeparo të Vlorës.

Dy automjete janë perplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri ka qenë me targa të huaja.

Si pasojë e përplasjes ka pasur sasi të konsiderueshme dëme materiale ndërsa të plagosur kanë mbetur 3 persona.

Sipas qytetareve që kanë qenë në vendngjarje thonë se një vajze është plagosur më shumë se 2 personat e tjerë.

Ndërkohë, ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

/Burimi:JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit