Makina parakalon keq dhe përplaset me kamionin, vdes vajza në Xibrakë

Makina parakalon keq dhe përplaset me kamionin,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Xibrakë, ku një makinë është përplasur me kamionin në parakalim. Sipas informacionit paraprak një grua ka humbur jetën dhe ka disa të plagosur.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit