Aksident i rëndë/ Përmbyset autobusi në Tiranë, tre të lënduar deri tani

Aksident i rëndë/ Përmbyset autobusi në Tiranë,…

Një autobus është përmbysur në rrugën e Elbasanit, në afërsi të Pallatit të Brigadave. Mësohet se urbani i linjës së Krrabës është aksidentuar më një tjetër mjet. Shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke shkaktuar aksidentin.

Deri tani raportohet për tre qytetarë të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ky aksident vjen pas aksidentit të rëndë të ndodhur në afërsi të Urës së Bllokut, ku urbani i Unazës aksidentoi 11 mjete të tjera dhe plagosi dhjetra udhëtarë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit