Aksident i rëndë, shqiptari në Greqi humb jetën pasi ra me makinë në gropë

Aksident i rëndë, shqiptari në Greqi humb…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.  Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë. Makina me të cilën po lëvizte shtetasi shqiptar, humbi kontrollin dhe doli nga rruga në Achaia, duke përfunduar në një gropë 4 metra të thellë.

Mediet në Greqi shkruajnë se shkak për aksidentin ishte lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave mer të cilën po udhëtonte 51-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije. Aksidenti rezutoi fatal për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend, ndërsa në vendngjarje mbërriti menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por pa rezultat.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit