Aksident i trefishtë në Gjirokastër, ndërron jetë 40-vjeçarja

Aksident i trefishtë në Gjirokastër, ndërron jetë…

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës në Gjirokastër. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke regjistruar një të plagosur rëndë dhe një viktimë, konkretisht një grua.

Kjo e fundit 40 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, teksa identiteti i saj nuk dihet ende. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tepelenës, ndërsa në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe një i ri i plagosur. Të lënduar me plagë të lehta janë edhe dy persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit