
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i Blinishtit, në Lezhë.
Përplasja mes mjeteve ka ndodhur para pak minutash. Deri më tani është bërë me dije se dy persona janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.
Nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e të plagosurve.