Aksident i trefishtë në Lushnje, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i trefishtë në Lushnje, shkak parakalimi…

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se në rrugën hyrëse të qytetit tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkak është bërë parakalimi i gabuar.

Nga aksidenti nuk ka asnjë të plagosur por dëmet materiale janë të shumta. Mjeti tip Fiat është përplasur ballë për ballë me mjetin tip Seat DHE Golf në përpjekje për parakalim.

Shoferi i Fiatit nuk ka llogaritur saktë distancën gjatë parakalimit duke shkaktuar përplasjen. Tre shoferët e mjeteve të përfshira në aksident po merren në pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit