Aksident i trefishtë në Tiranë, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në Tiranë, ka të…

Një aksident në të cilin janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit