Aksident masiv në Kurbin | E përfshirë edhe një nga makinat e eskortës së Sali Berishës

Aksident masiv në Kurbin | E përfshirë…

Mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras janë aksidentuar 3 automjete dhe për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve të para, në aksident është përfshirë edhe një prej makinave që shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha pas kthimit nga “Foltorja” e Kurbinit.

Stafi i Berishës ka deklaruar se një tjetër makinë ka përplasur njërën prej makinave eskortë të tij pasi ishte futur kundravajtje dhe po i njëjti burim konfirmon se makina ku udhëtonte Berisha nuk është aksidentuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit