
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Gjorm të Kurbinit, si pasojë e përplasjes së një furgoni dhe një makine janë dëmtuar pesë pasagjerë.
Sipas informacioneve, shoferët e përfshirë në aksident janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë të plagosurit në vend.
Referuar dëshmitarëve të aksidentit, ambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit menjëherë, ndërsa policia ka vonuar dhe ka mbërritur vetëm pas më shumë se dy orësh, rreth orës 14:30.
Pasagjerët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.
Ndërkohë, hetimet për shkaqet e aksidentit dhe identifikimin e shoferëve të përfshirë vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.