Aksident me motoçikletë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident me motoçikletë, humb jetën 38-vjeçari

Në Rubik të Mirditës, një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme.

Një 38-vjeçar, me inicialet Xh.N, ka humbur kontrollin e motoçikletës rreth orës 19:00, dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, i riu ka gjetur vdekjen. Burimet nga grupi hetimor shtojnë se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 19:00, drejtuesi i  motoçikletës – shtetasi Xh.N., 38 vjeç, banues në Rubik, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit