Aksident me motorr, 35-vjeçari në gjendje kritike niset drejt Spitalit të Traumës (EMRI)

Aksident me motorr, 35-vjeçari në gjendje kritike…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë. 35-vjeçari, i identifikuar si Luan Kola, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorrin dhe është përplasur me trafikndarësen, duke marrë plagë të rënda.

35-vjeçari është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit