Aksident me pasojë vdekjen në aksin Fier-Seman

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Fier-Seman

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Seman.

Viktima është identifikuar si Nasi Peto, 80-vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, ndërsa automjeti drejtohej nga një 61-vjeçar.

Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit