Aksident me tre të plagosur në Durrës

Aksident me tre të plagosur në Durrës

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident më Durrës. Automjeti me drejtues shtetasin M.Q. 25 vjeç ka përplasur automjetin që drejtohej nga shtetasi F.S. 29 vjeç.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime dy drejtuesit e automjeteve si dhe një pasagjere, shtetasja V.B. 23 vjeçe.

Sipas policisë ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbeten ende mister shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprakNë orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit