Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat, humb jetën 67-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat, humb…

Një aksident me pasojë vdeklje ka ndodhur pak minuta më parë në  aksin rrugor Lushnje-Berat. Mësohet se një automjet tip “ Benz“ ka goditur për vdekje shtetasin Hamdi Çela 67 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

“Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale“, thuhet në njoftim.

Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit