Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë, humb…

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku përplasja mes dy automjeteve i ka marrë jetën një 83-vjeçari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në zonën e Kryebushatit. Pas përplasjes, 83-vjeçari me inicialet Gj. N., banues në Shkodër, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Në automjetin tjetër ndodhej një 67-vjeçar, shtetas francez, i cili pas aksidentit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit