Aksident me vdekje në Belsh

Aksident me vdekje në Belsh

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Cërrik-Belsh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 teksa drejtuesi i automjetit me inicialet B. C., 49-vjeç, përplasi një motomjet në të cilin ishte duke udhëtuar një shtetas 40-vjeçar me inicialet S. T.

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë të drejtuesit të automjetit.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit