Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën 73-vjeçari

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën…

Një 73-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Fushë-Krujë.

Viktima, N.N 73 vjeç, po lëvizte me biçikletë kur u godit nga një automjet me drejtuese shtetasen N.G.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:55.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, e cila po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë,i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit