Aksident me vdekje në Lushnje, karrotreci përplas një 50-vjeçar

Aksident me vdekje në Lushnje, karrotreci përplas…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. Mësohet se një karrotrec që po drejtohej nga një 27- vjeçar ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar. Viktima dyshohet se është një endacak.

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak).

I cili ka ndërruar jetë. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet se i riu ka humbur kontrollin  e mjetit nga pagjumësia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit