Aksident me vdekje në Shkodër

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Velipojë, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi me inicialet M. B., ka përplasur shtetasin 77-vjeçar K. U., i cili po lëvizte me një biçikletë. Ky i fundit fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, teksa po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit